Mbjellja e pemës së avokados në ambientet e jashtme po kthehet në një kulturë të mirëfilltë për kopshtarët e Shqipërisë.
Avokado është një burim i shkëlqyer vitaminash dhe ushqyesish. Popullariteti i tij në rritje dhe përdorimi i gjërë në vendet me klimë të ngrohtë e kanë transformuar avokadon në një produkt që nuk duhet të mungojë në kuzhinën tuaj.
Mbjellja e pemës së avokados në ambientet e jashtme po kthehet në një kulturë të mirëfilltë për kopshtarët e Shqipërisë. Kjo, sepse bima e avokados preferon temperaturat e ngrohta dhe ka një ndjeshmëri të lartë ndaj ngricave.
Edhe nëse jetoni në zonat e ftohta të vendit, do t’ju mësojmë se si ta mbillni e rrisni avokadon në kushtet e shtëpisë (në qytet ose në fshat) dhe të korrni prej saj përfitimet më të mira shëndetsore që një frut mund t’ju japë.
Kushtet Klimatike
Temperatura e ngrohtë e ambientit, ndriçimi i diellit dhe përkujdesja e duhur janë thelbësore nëse dëshironi të rrisni avokadon në shtëpi. Rritja e saj është një mënyrë mjaft e mirë prezantimi me këtë frut organik për ju dhe familjen tuaj.
Pema e avokados ka madhësi të ndryshme, nga më të voglat deri në më shtatlartat. Pemët kanë degë të brishta. Ato mund të dëmtohen lehtë nga era dhe e gjithë bima është mjaft e ndjeshme ndaj të ftohtit. Gjethet e trasha me lulet perfekte ngjyrë të bardhë, të fildishtë ose të verdhë ofrojnë një pejsazh të bukur për sytë dhe mendjen.
Frutat me bërthamë të madhe kanë një lëkurë të gjelbër ose thuajse të zezë. Fidanët e avokadove gjenden në fidanishte apo në pikat e tregtimit të drurëve frutorë, të cilat punojnë edhe me porosi të veçanta.
Si të mbillni pemën e avokados
Përzgjidhni një vend të ndriçuar mirë dhe të kulluar mirë. Vendndodhja duhet të jetë në anën jugore të shtëpisë ose në një serë të ndërtuar posaçërisht për ta mbrojtur atë nga era dhe ngrica. Jini bujarë me plehun organik dhe mbajeni dheun të ushqyer mirë. Ofrojini avokados një tokë të kulluar mirë pse përdorni rërë dhe guralecë për ta përmirësuar kullimin.
Sigurohuni që avokadoja do të ketë hapësirën e nevojshme 3-4 metra larg ndërtesës dhe 10 metra larg pemëve të tjera. Nëse preferoni mund të zgjidhni një pemë shtatshkurtër në pikat e shitjes ose fidanë të gatshëm.
Mbjellja e duhur është gjysma e punës por nuk mbaron me kaq. Ju duhet të siguroni ujitje të vazhdueshme e të plotë deri sa bima të lulëzojë plotësisht.
Fertilizimi i plotë nga Shkurti në Shtator i sjell mjaft të mira bimës. Përdorni sulfat amoniumi gjatë kësaj periudhe. Në vitin e parë të mbjelljes ushqejeni bimën me gjysëm filxhani me sulfat dhe më pas rriteni dozën në një filxhan të plotë.
Kur pema të ketë mbushur dy vjeç, ju mund të hidhni deri në dy filxhanë çdo muaj. Pema e avokados nuk ka nevojë të krasitet, përveç se në rastet kur duhet të hiqni degët e thata.
Nëse dëshironi ju mund ta krasisni avokadon por vetëm për të ruajtur masën e saj. Avokado është një pemë që kërkon durim sepse frutat e parë mund t’i prisni vetëm pas disa vitesh./AgroWeb.org