AZHBR: 34 investime u mbështetën nga IPARD II në qarkun e Beratit

2

Në qarkun e Beratit, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka mbështetur 34 investime përmes programit IPARD II.

Zhvillimi i sipërmarrjeve në këtë qark ka dhënë kontribut në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë rurale.

Qarku i Beratit dallohet për vreshtat dhe prodhimin e verës. Në sajë të programit IPARD II në këtë qark është punuar në zgjerimin e sipërfaqes së vreshtave dhe përmirësimin e teknologjisë së përpunimit të verës.

Gjithashtu, investime të tjera janë realizuar edhe në agroturizëm, pika grumbullimi, kultivimin e perimeve në serra, mekanikë bujqësore, stalla, linja përpunimi qumështi, etj.

Përmes këtyre investimeve synohet zhvillimi i përgjithshëm i ekonomisë rurale, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës dhe hapjen e vendeve të reja të punës në fshatra.

/ata.gov.al