Babagjyshi në mes të Tiranës: “S’e bëj për lekë, marr kënaqësi nga fëmijët”

14

Ai është Dan Biçaku me origjinë nga Martaneshi, por jeton në Tiranë. Ky është vit i tij i dytë në këtë mision.

“Unë zgjodha këtë formë, jo për të fituar lekë, por për të shpërndarë ndonjë dhuratë për fëmijët. Kanë aplikuar prindërit, më kanë dhënë paga mua që t’ua jap fëmijëve. Kanë dalë në fotografi”, tregon babagjyshi.

Shpesh e keni dëgjuar shprehjen vitet janë thjesht numra, të tilla janë edhe për 80-vjeçarin që përballë vogëlushëve nuk e ndien fare lodhjen, por merr kënaqësi.

Për 47 vite, Biçaku ka kontribuar në mësimdhënie duke nxjerrë breza elitë, pavarësisht vështirësive të punës.

“Kam qenë mësues 47 vite, kam punuar në zona të Martaneshit në klasa kolektive, por nxënësit kanë qenë të etur për mësim. Sot janë të gjithë me detyra të larta”, thotë i moshuari.

euronews.al