Dy sportistë të Besëlidhjes në Judo që njëkohësisht përfaqësojnë Kombëtaren e kësaj disipline sportive kanë aritur të triumfojnë në Ballkaniadën e këtij sporti mbajtur në Maqedoni nga data 24-26 Qershor. Konkretisht Françesko Gega në kategorinë U 21 dhe Luigj Vataj në kategorine U 15 kanë marrë medalje duke u shpallur edhe Nënkampion. Nën drejtimin e trajnerit të Judos, z.Altin Përgjergji, flamuri Kombëtar është valvitur në Shkup duke sjellë në Lezhën e Besëlidhjes njëkohësisht edhe dy medalje.