Saranda, Gjirokastra, Berati dhe Përmeti do të përfitojnë nga një projekt i Bankës Botërore që jep në formën e një huaje 65 milion dollarë, investime që pritet të japin impakt në rritjen e turizmit.
Marrëveshja u nënshkrua në Sallen e Hartave në Kryeministri. Kryeministri Rama u shpreh se ky projekt është i lidhur ngusht me projektin kombëtar të qeverisë për rilindjen urbane, e cila konvenon me rritjen e turizmit dhe që përkthehet në më shumë punësim dhe rritje ekonomike për zonat e përkatëse.