Banka Botërore, projekt për rehabilitimin e 27 urave në Shqipëri

74

Një projekt i ri për rehabilitimin e urave në Shqipëri, do të nisë në bashkëpunim me Bankën Botërore vitin që vjen.

Me një financim prej 100 milionë euro, do të nisë rehabilitimi dhe sistemimi i 27 urave, që janë përzgjedhur nga inventari i të gjitha urave në vendin tonë.

Ky projekti do të shtrihet për një periudhë 7-vjeçare.

Gjatë vitit 2023 do të fillojë puna për dy urat e para, që janë ura e Beshirit dhe ajo e Viroit, për të vijuar më pas me urat e tjera.