Bankat kanë 745 miliardë lekë kursime në valutë

4

Depozitat bankare shënuan rritje në janar të këtij viti.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se në janar, depozitat në total u rritën me 1.85% në krahasim me dhjetorin 2022.

Banka e Shqipërisë po ashtu vuri në dukje se stoku i kursimeve që individët, familjet, bizneset jo publike e publike, institucionet financiare dhe ato shtetërore, mbajnë në banka arritën në  11 miliardë euro.

Ndikimin kryesor në rritjen e kursimeve e dhanë depozitat në valutë, kryesisht në euro, që është bërë monedha më e preferuar për t’u kursyer.

Sipas BSH, në banka ka gjithsej 745 miliardë lekë kursime në valutë, ose 57.27% e totalit.

Me bazë vjetore (janar 2023/janar 2022), depozitat totale në sistem u zgjeruan me 5.4%.

/ata.gov.al