Banorët e Vunoit me një ambulancë tërësisht të rehabilituar

24

Nga veriu në jug, të gjitha qendrat shëndetësore po pësojnë transformim përmes rikonstruksionit, modernizimit të aparaturave dhe rritjes së cilësisë së shërbimit.

Banorët e Vunoit kanë tashmë një ambulancë tërësisht të rehabilituar. Pushuesit dhe banorët e zonës do marrin shërbimet mjekësore në kushte me standarde moderne dhe ku stafi është në shërbim të tyre 24 orë

Transformimi i ambulancës së Vunoit është pjesë e programit të qeverisë për rikonstruksionin e “300 qendrave shëndetësore” dhe ambulancave në të gjithë vendin.

Përveç restaurimit, kjo qendër shëndetësore e re, u pajis edhe me mjete të nevojshme mjekësore.