Banorët në nevojë, mbi 340 mjekë e infermierë në terren (Fotot)

23

Më shumë se 340 mjekë dhe infermierë vijojnë të jenë në terren, në mënyrë që shërbimi ndaj banorëve të prekur nga tërmeti, të ofrohet pa ndërprerje, duke u kujdesur për secilin prej tyre.

Mësohet se janë kryer 5600 vizita mjekësore për banorët e prekur nga tërmeti.

Ndërkaq, 530 të sëmurët kronikë po marrin terapitë e mjekimit në njësitë akomoduese ku janë sistemuar dhe në pikat e emergjencës.

Deri tani, më shumë se 1500 qytetarë janë vaksinuar kundër gripit.