Bashkëshortja e Kryeministrit të Singaporit mban një çante dore 15$, dhe është një motiv mjaft i mirë pas këtij veprimi

228

Jemi mësuar tashmë me faktin se bashkëshortet e qeveritarëve zgjedhin veshjet më elegante dhe aksesorët më të shtrenjtë kur vizitojnë ShBA. Por zj.Ho Ching, bashkëshortja e Kryeministrit të Singaporit mendon krejt ndryshe. Ajo ka zgjedhur një çante dore 15$ me një copë xhins të thjeshtë me figura dinozarësh, gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhe.

6063305-gter554ere5yt-1471260823-650-f4f0c2d689-1471436057

Nuk është surprizuese se tashme këto çanta dore janë shumë të kërkuara. Në të vërtetë nuk ishte një çantë nga ato që jemi mësuar zakonisht; kjo çante është dizenjuar nga një student singaporian i Shkollës Pathlight, shkolla parë në vend e fokusuar tek autizmi. 19 vjeçari Seetoh Sheng Jie ishte i fiksuar pas dinozaurve që në fëmijëri, dhe prandaj ka zgjedhur të printojë një çante të tillë. Meqë ra fjala çdo artikull i krijuar nga studentet e Shkollës Pathlight shitet nga shitësit me pakicë, dhe dizenjuesit marrin honorare me shitjen e këtyre artikujve.

6063355-fg43g-1471265906-650-89c9287763-1471436057

Me këtë çantë të re, zj.Ho Ching, ka mbështetur këtë ide madhështore. Zj.Ho Ching drejton Shoqaten e Autizmit në Singapor, e cila dhe ka filluar këtë projekt. Veprimi i zj.Ching tregon se mirësia dhe veprat e mira janë akoma gjallë.

6063405-755-Demin_Pouch-Dino_Blue_Black_by_Sheng_Jie-1471252115-650-874e2165f0-1471436057