Bashkia Fier, fokus në veprat bonifikuese

351

Kanali vaditës e kullues në Havaleas tashmë është pjesë e një investim që sapo ka nisur. Prej vitesh ky kanal ka humbur funksionin e tij, duke u kthyer në një vendgrumbullim mbetjesh pafund dhe burim i pashtershëm ndotjeje.
Me një gjatësi prej 18 km, me shtrirje nga fshati Havaleas deri në Sektor Seman, rehabilitimi i këtij kanali do të favorizojë prodhimin e mijëra ha tokave bujqësore, njëkohësisht do të ndikojë pozitivisht edhe në rritjen e cilësisë së ajrit dhe mjedisit përreth. Përvec pastrimit dhe sistemimit të skarpateve, kanali i është nënshtruar dhe veshjes së plotë me material rezistent (beton, në bazë dhe shpate) për një mirëfunksionim afatgjatë.

13516460_947856028658975_4941197488459596155_n 13528863_947855898658988_3390260717954007186_n 13557722_947856155325629_2750501557867194015_n 13557838_947855738659004_8610984990581845905_n 13567143_947855881992323_3744495142363030468_n