Përmes një postimi në FB, Bashkia Korçë, bën me dije punimet në lagjen 10 për rehabilitimin e lulishteve:
”Avancojnë punimet për sistemimin dhe rehabilitimin e lulishteve në lagjen 10, rruga “Teli Samsuri”. Falë punës së palodhur të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Korçë, së shpejti kësaj zone do t`i shtohen ambjentet çlodhëse dhe hapësirat e gjelbra në shërbim të banorëve.”