Bashkia Memaliaj kthen në traditë çeljen e sezonit turistik

1

Bashkia Memaliaj, për të dytin vit radhazi çeli zyrtarisht sezonin turistik 2023, një traditë që do të vazhdoj çdo vit.

Bujtina “Vila Sofia Gllavë” është kthyer në promotore për zhvillimin e turizmit dhe hapjes së bujtinave të reja.

“Padyshim Vila Sofia, po dhe Bujtina Vjosa që është kthyer në një destinacion për turistët ndërkombëtarë tani që dhe Vjosa jonë u bë park Kombëtar, Sancho Farm, Oda e Hasan Beut, Erin, vëllezërit Zeqaj e shumë e shumë të tjerë që me përkushtimin e punë e palodhur rrisin përditë ofertën turistike në Bashkinë Memaliaj”, theksoi deputeti Duraku.

10 200 turistë kanë vizituar përgjatë një viti Bashkinë Memaliaj, duke dëshmuar zhvillimin e një sektori të qëndrueshëm.

/ata.gov.al