Bashkia Shkodër në bashkëpunim me organizatat partnere “The Door” dhe “Shpresë për Botën” ka realizuar shpërndarjen e ndihmave me pako ushqimore, veshmbathje, batanije, dyshekë dhe pako higjeno sanitare për familjet e komunitetit rom që banojnë në zonën përtej urës së Bunës.
Gjithashtu pranë qëndrës komunitare “Për Familjen” Nr.4 është realizuar shpërndarja e pakove ushqimore dhe higjeno sanitare për familje në vështirësi social ekonomike.
Këto familje janë identifikuar nga Bashkia Shkodër si familje në nevojë, të cilat janë mbështetur dhe do vazhdojnë të mbështeten me qëllim fuqizimin dhe përmirësimin e situatës social ekonomike të tyre.