Bashkia Tiranë, rehabilitim fushave sportive tek Parku i Liqenit

512

Shumë shpejt Parku i Liqenit do jetë edhe një destinacion për të rinjtë e apasionuar pas sportit, veçanërisht ndaj futbollit, basketbollit, volejbollit dhe regbisë.

Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, ka nisur rehabilitimin e tre fushave sportive dhe pas fëmijëve e të moshuarve, tani edhe të rinjtë do të kenë hapësirën e tyre.

Sot Parku i Liqenit është një vend ku ka klube taekuondo, joga, klube të çiklizmit, kanoe, klube të mountanin-bike, të vrapimit e maratonave, regbi, futboll, volejboll e basketboll.