Bashkimi Evropian vendos afatin përfundimtar për standardizimin e karikuesve USB-C

3

Bashkimi Evropian ka vendosur datën 28 Dhjetor 2024 si afatin përfundimtar kur prodhuesit e pajisjeve elektronike duhet të aplikojnë karikimit përmes kabllove USB-C.

Telefonët, tabletët, kufjet, altoparlantët portativë dhe shumë lloje të tjera pajisjesh të reja duhet të adoptojnë standardin e ri të përbashkët brenda dy viteve të ardhshme.

Direktiva e re Evropiane nuk aplikohet për pajisjet që kanë vetëm teknologji karikimi wireless.

Vendet anëtare duhet që deri më 28 Dhjetor 2023 të publikojnë rregullat e reja lidhur me USB-C. Këto rregullat duhet të fillojnë të aplikohen një vit më pas.

Bashkimi Evropian më herët është shprehur se direktiva e re do hyjë në fuqi në fund të 2024 dhe i qëndron këtyre afateve tashmë të publikuar edhe në fletoren zyrtare.

Prodhuesit e laptopëve duhet ti nënshtrohen rregullores së re duke filluar nga Prilli i 2026-ës. Për më tepër pajisjet me teknologji të karikimit të shpejtë do të aplikojnë të njëjtën shpejtësi thotë BE-ja në mënyrë që pajisje të karikohen shpejtë me çfarëdo karikuesi.

Edhe pse nuk ka zgjidhje tjetër, Apple është një prej kompanive që është shprehur kundër standardit duke thënë se pengon inovacionin.

pcworld.al