BBC artikull për Shqipërinë: Vend Madhështor dhe njerëz mikpritës!

5

Peisazhi gri për vendin tonë, duket se i ka lënë vendin një këndvështrimi plot ngjyra  përmes një reportazhi të Petter Elia, gazetarit të medias britanike BBC, i cili ka përshkruar vizitën e tij në Alpet shqiptare.

 

 

Në artikullin e gjatë kushtuar Bjeshkëve të Namuna, natyrës, historisë dhe traditës, Shqipëria e cila deri vonë është cilësuar si Enigma e Evropës, duket se i jep ende vizitorëve magjinë e një toke sekrete të pazbuluar dhe madhështore, referuar këtu fjalëve me të cilat gazetari ka zgjedhur të përshkruajë ndjesinë që i dha udhëtimi  në tokën shqiptare.

 

 

 

 

Petter shkruan se Izolimi prej 40 viteve nga regjimi komunist dhe kurioziteti që ngjall e panjohura e ka bërë Shqipërinë të përdorë turizmin si një ftesë për njohje, prezantim me botën dhe si një mundësi për tu shëruar dhe ndryshuar nga e kaluara.

Shkrimi dedikuar Shqipërisë është një ftesë për të gjithë lexuesit për të vizituar një vend,që gazetari britanik e ka cilësuar të sigurt, të qëndrueshëm e me njerëz mikpritës.

“‘Nëse Shqipëria është enigma e Evropës, ecja në këtë shteg më ndihmoi të kuptoja shumën e pjesëve të saj. Duket se ky ish-shtet totalitar, i cili dikur u përpoq kaq dëshpërimisht të mbante botën jashtë, po përdor turizmin si një mënyrë për të ftuar njerëzit brenda dhe për t’u mësuar atyre diçka se si një vend mund të shërohet dhe të ndryshojë”- thuhet në mbyllje të artikullit të BBC, shkruar nga gazetari Peter Elia.

euronews.al