BE dhuron dy anije patrullimi për Shqipërinë/ Do të përdoren për të inspektuar sektorin e peshkimit

11

Dy anije janë dhuruar nga Bashkimi Europian për Ministrinë e Bujqësisë. Mjetet lundruese do të përdoren nga Inspektoriati i Peshkimit, për patrullim. Ato janë të pajisura me të gjitha aparaturat e nevojshme në bord, për një navigim të sigurt.

Në total janë 3 milionë euro që janë ndarë për peshkatarët për të financuar përmirësimin e flotës së peshkimit, pjesë e projektit “Fishigblu”. Nga ky projekt kanë përfituar rreth 90% e peshkatarëve në vend.