BE jep 180 milionë euro për Shqipërinë dhe 100 milionë euro për Kosovën

44

Ndihma të tjera propozohen nga Bashkimi Evropian për të mbështetur vendet e Ballkanit dhe disa vende fqinje të BE-së në përballimin e pasojave të pandeminë COVID-19.

Komisioni Evropian njoftoi miratimin e një propozimi për një paketë makro-financiare prej 3.1 miliardë euro për dhjetë vende të zgjerimit dhe të fqinjësisë, për t’i ndihmuar të kufizojnë rënien ekonomike të shkaktuar nga kjo pandemi.

Pas vlerësimit për nevojat financuese, fondet pritet të ndahen siç vijon: Shqipëria do të përfitojë 180 milionë euro; Bosnje-Hercegovina 250 milionë; Gjeorgjia, 150 milionë; Jordania 200 milionë, Kosova 100 milionë, Moldavia 100 milionë, Mali i Zi 60 milionë, Maqedonia e Veriut 160 milionë, Tunizia 600 milionë dhe Ukraina 1.2 miliardë euro.

Fondet e paketës ndihmëse makro-financiare do të bëhen të vlefshme për 12 muaj nëpërmjet huave me kushte tepër të favorshme, për t’i ndihmuar këto vende për nevojat më urgjente financiare.