BE jep 2.8 milionë euro për fuqizimin e administratës shqiptare

80

Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme të Bashkimit Europian (BE) për reformën në administratën publike, është lançuar sot faza e parë e projektit “Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në Administratën Publike”, financuar nga fondet IPA 2014.

Këto fonde, të cilat kapin një total prej 2.8 milionë euro për t’u përdorur gjatë 30 muajve të ardhshëm me mbështetjen gjithashtu të ekspertëve europianë, synojnë forcimin e mëtejshëm të qeverisjes dhe efikasitetit të sektorit publik nëpërmjet fuqizimit të administratës publike shqiptare duke u bazuar në profesionalizëm, meritokraci, si dhe duke siguruar mekanizmat e kontrollit dhe mbikëqyrjes mbi administratën publike për të garantuar të drejtat e qytetarëve dhe zgjerimin e informacionit.