BE jep 94 milionë euro për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë

45

 Në Tiranë u nënshkrua të premten mes BE dhe Shqipërisë, Marrëveshja e Financimit, IPA (Instrumenti i Para Anëtarësimit) 2018.

Reforma në drejtësi merr pjesën e luanit nga Marrëveshja IPA, 2018, 42 milionë euro, rreth 45% e të shumës totale prej 94 milionësh, që do të përdoren për “forcimin e pavarësisë, transparencës, përgjegjshmërisë dhe besimit të publikut në sistemin e drejtësisë shqiptare, në përputhje me standardet europiane”, thekson njoftimi

Programi IPA 2018 do të ketë në fokus edhe forcimin e shtetit ligjor dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.

24.1 milionë euro do të mbështesin trajtimin e ujërave të zeza dhe përmirësimin e cilësisë së ujit duke kontribuar në zhvillimin ekonomik, shoqëror, mjedisor dhe territorial dhe të turizmit. Mbështetja financiare për mjedisin më të pastër do të kontribuojë edhe në përafrimin progresiv me acquis të Bashkimit Europian. Marrëveshja IPA 2018 do të financojë edhe zhvillimin ekonomik në nivel vendor, me përparësi turizmin dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.

Marrëveshjet mes BE dhe Shqipërisë për fondet IPA nisën për herë të parë në vitin 2007.