BE, ndryshimi i orës mund të hiqet në vitin 2021

79

BE-ja hodhi një tjetër hap drejt heqjes së ndryshimit të orës në pranverë dhe vjeshtë.

Një komision i Parlamentit Europian votoi të hënën me 23 vota pro dhe 11 kundër për heqjen e këtij ndryshimi në vitin 2021. Vendimi se cila orë do të mbahet, ajo dimërore apo ajo verore është shtyrë për më vonë.

Si komisioni i BE-së, ashtu edhe Parlamenti Europian mendojnë se koha për këtë lëvizje të akrepave ka kaluar, por për të ndryshuar ritualin nevojitet aprovimi i të 28 shteteve anëtare të bllokut dhe ai mungon.