BE nuk harron Shqipërinë për tërmetin, miraton grantin 100 milionë euro

14

Me gjithë krizën e rëndë që ka shkaktuar pandemia e Covid-19, dhe pavarësisht përqëndrimit të të gjithë vëmendjes në masat për luftën ndaj virusit, Bashkimi Evropian ka mbajtur fjalën për lëvrimin e grantit prej 100 milionë eurosh ndaj Shqipërisë, të premtuara gjatë konferencës ndërkombëtare të donatorëve për rindërtimin në vend pas tërmetit.

Lajmi u bë i ditur sot nga Këshilli i BE-së, pas miratimit të ndryshimeve të buxhetit të BE-së për vitin 2020, amendim që përfshin dhe ndihmën për Shqipërinë. Kjo shumë, veçsë një pjesë e mbi 1.15 miliard eurove të premtuara, pritet të shkojë për rindërtimin dhe rehabilitimin e ndërtesave kyçe publike, si dhe për mbështetjen ndaj ringritjes së bizneseve.