Bëhet totalisht funksionale Unaza e Vogël e Tiranës

520

a10-7

U hap sot edhe segmenti i fundit i Unazës së Vogël, i cili pritet të lehtësojë trafikun në qendër të kryeqytetit. Falë punës intensive të Bashkisë së Tiranës,  tashmë segmenti i Unazës së Vogël, nga Ushtari i Panjohur te Banka e Shqipërisë, është funksional, çka ndihmon në qarkullimin më të shpejtë të automjeteve.

veliaj-ne-hpajen-e-segmentit-te-fundit-te-unazes-se-vogel-1

Për ndërtimin e Unazës së Vogël, brenda një kohe të shkurtër u bë e mundur shembja dhe shpronësimi i pronarëve që prekeshin nga ndërtimi i këtij segmenti, si dhe u zhvendos nënstacioni elektrik që ishte kthyer në një problem prej vitesh edhe për banorët që jetonin aty pranë. Gjithashtu, përveç ndërtimit të segmentit dhe të kanalizimeve, u zhvillua infrastruktura nëntokësore dhe mbitokësore. Sakaq, OSHEE nga ana e saj bëri të mundur përfundimin e zhvendosjes dhe lidhjes së fidrave në Nënstacionin elektrik në qendër më shpejt se sa ishte parashikuar në kontratë, data 15 dhjetor, duke e mbyllur të gjithë procesin në datë 26 nëntor.

a9-7