Bëhu pjesë e zgjidhjes përmes aplikacionit ‘’Përmirëso Qytetin’’

253

Mjafton të keni një smartphone dhe ju bëheni pjesë e zgjidhjes së problematikave të qytetit tuaj. Përmes aplikacionit ‘’Përmirëso Qytetin’’ ju mund të dërgoni në mënyrë të menjëhershme ankesat, shqetësimet apo sugjerimet tuaja bashkisë në të cilen jeni banues.

Në të njëjtën kohë, ky aplikacion i shërben edhe bashkive të vendit për të indentifikuar dhe zgjidhur shpejt problemet e qytetarëve të tyre.

Qëllimi i kësaj platforme online është që të kontribuojë sa më shumë në zgjidhjet e problemeve që ne kemi si qytetar dhe si komunitet, zgjidhja e të cilave nuk është vetem përgjegjësi e Insitucionit të bashkisë por e të gjithëve.

Pjesëmarrja në këtë platformë na bën pjesë e vendimmarrjeve në nivel lokal duke ndihmuar në rritjen e cilësisë së jetës tonë në komunitet dhe rrjedhimisht dhe në atë individual.

Kjo do të thotë që ne të jemi pjesë e ndryshimeve të rrugëve tona, furnizimit me ujë, të ndriçimit, të pastrimit të qytetit tonë, etj.

http://permiresoqytetin.al

screencapture-permiresoqytetin-al-1465816834734