Belsh, përfituan 20 familje nga programet për strehimin e komuniteti rom dhe egjiptian

262

Në Belsh, 20 familje të komunitetit rom dhe egjiptian këtë dimër po jetojnë në banesa të rikonstruktuara falë programeve për strehimin e komunitetit rom dhe egjiptian.

Në të gjithë Shqipërinë janë 1876 qytetarë të këtij komuniteti, përfitues nga programi i Ministrisë së Zhvillimit Urban për rikonstruksionin e plotë të mbi 400 banesave.

Për vitin që sapo ka nisur, 740 qytetarë të komunitetit rom dhe egjiptian do të përfitojnë nga ndërhyrjet direkte në banesat e tyre. Kështu do të garantohet strehimit për të paktën 155 familje të pastreha nëpërmjet programit tonë për rehabilitimin e banesave ekzistuese.