“Berat Castle Hotel”, shembulli i banesave tradicional të rijetësuara në funksion të turizmit

4

Berati, qyteti i një mbi një dritareve gjithnjë e më tepër po bëhet destinacion për turistët vendas e të huaj.

Vendosur në një ndërtesë historike në lagjen Kala, “Berat Castle Hotel” është një prej shembujve të banesave tradicionale beratase të rijetësuara në funksion të turizmit. Një destinacion unik për të gjithë turistët, nga ku mund të shohin një pamje spektakolare të Beratit në çdo orë të ditës.

Berati shënoi një fluks të lartë turistësh vitin që shkoi. Të dhënat tregojnë se në janar-dhjetor u vizitua nga rreth 400 mijë vizitorë, ku 80% e turistëve janë të huaj.
Autoritetet vendore thonë se ky është numri më i lartë i vizitorëve në të gjithë historinë e qytetit.

Ajo që vihet re sipas autoriteteve vendore, është se vitet e fundit turistët po kalojnë më shumë kohë në qytet. Më herët turistët kryenin vizita ditore, ndërsa tani ata qëndrojnë të paktën 1-2 netë në qytet.

Ndër atraksionet më të vizituara renditet Kalajnë, ndërsa në qytet më të vizituarat janë Kanionet e Osumit, kantinat e qytetit, muzeumet Onufri, Etnografik dhe Solomon.
Një vëmendje të veçantë zënë edhe objektet e kultit, si kishat dhe xhamitë, të cilat vitet e fundit janë restauruar.

/ata.gov.al