Berat, fizioterapia do ofrohet si shërbim komunitar

457

Në ambientet e Qendrës së Zhvillim-Integrimit “Lira” u zhvillua  një vizitë nga studentja e mjekësisë me origjinë shqiptare në Universitetin e Chicago-s,  Maei Zagloul. Në kuadër të nismës së saj, WE ALL CAN HELP ( Ne të gjithë mund të ndihmojmë), ajo dhuroi disa medikamente për qendrën si dhe premtoi blerjen e disa pajisjeve për shërbimin e fizioterapisë në ndihmë të rehabilitimit dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve që ofrohen në këtë qendër.

Duke marrë shkas nga vizita e  Zagloul, Bashkia e Beratit njofton ofrimin e një shërbimi të ri për qytetarët e saj. Nga 3 shtatori shërbimi i fizioterapisë pranë Qendrës “Lira” do të funksionojë si shërbim komunitar.

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për një shërbim të tillë, ai tashmë u ofrohet në ambientet e Qendrës “Lira” nga specialistët e këtij institucioni me shpenzime të mbuluara nga Bashkia e Beratit.

 

Burimi: ATSH