Berat, zbulimi i mozaikut paleokristian është i një rëndësie të veçantë

255

Mund të thuhet pa frikë se zbulimi i fundit në Berat ështe i një rëndesie vërtete të madhe.
Mozaiku paleokristian në këmbë të Xhamisë Mbret, është unaza që mungonte, në kuptimin e vazhdimësisë së jetës qytetare, në Berat.

Struktura ende e paqartë nga pikemapja tipologjike (me gjasë një bazilike) plotëson me praninë e saj pikerisht kohën kur ky qytet fillon dhe rimerr veten pas depresionit që karakterizon fundin e periudhës klasike dhe shënjon kalimin nga emërtesa e turbullt Antigon, në atë të re me apelativin “i Bardhe/i shndritshem = Pulher”, (emërtesë që do rezistonte deri në pushtimin bullgar, të cilët nga ana e tyre veç do përkthenin fjalë për fjalë Pulheriopolis në Beligrad).

Artan Shkreli