Berati, 700 vizitorë në ditë

461

Berati, qyteti i mbrojtur nga UNESCO po vizitohet nga një numër i madh turistësh nga viti në vit, duke kapur shifrën 700 në ditë.

Nga të dhënat zyrtare të zyrës së Turizmit dhe Trashëgimisë pranë Bashkisë së qytetit në gjashtë mujorin e parë të 2016-s, qytetin i një mbi një dritareve e kanë vizituar 40% më shumë vizitorë së një vit më parë.

Kryesisht fundjavat, janë të mbipopulluara nga turistë të huaj por jo vetëm. Për të tërhequr sa më shumë vizitorë, institucionet e kulturës dhe trashëgimisë kanë hartuar një kalendar të pasur me aktivitete kulturore, që vijojnë me panairet e artizanit, koncertet, ekspozitat e hapura, mbrëmjet kushtuar fëmijëve, etj.

berat-mangalemialb120002 Berati

Burimi: Oranews