‘Berlinale’/ Suksesi i aktorit shqiptar, pjesë e Festivalit të Filmit në Berlin

89

Festivali i Filmit në Berlin – Berlinale, ka shpallur një pjesë të programit për këtë edicion.

Berlinalja – festival i kategorisë A dhe një prej festivaleve më prestigjioze të filmit në botë, programin e saj e sjell pjeserisht deri në finalizim.

Sukses i madh është fakti se në program këtë vit merr pjesë edhe një shqiptar, me rolin e tij në një film të veçantë. Xhevdet Jashari është pjesë e filmit ‘Gospod postoi, imeto i’ e Petrunija’ i cili është pjesë e garës në Berlinale.

Filmi është bashkëproduksion mes Sllovenisë, Kroacisë, Maqedonisë, Belgjikës dhe Francës, me regji nga Teona Strugar Mitevska.

Zorica Nusheva, Labina Mitevska, Simeon Moni Damevski, Suad Begovski, Violeta Shapkovska, Stefan Vujisic, Xhevdet Jahari dhe Andrijana Kolevska janë aktorët në këtë film, i cili në këtë festival do ta ketë edhe premierën e tij botërore.

Berlinale sivjet mbahet prej 7 deri me 17 shkurt, dhe aty mbledhet ajka e kinematografisë botërore momentale

Për shqiptarin Jashari, ky është një sukses i madh dhe gëzimin aktori e ka shprehur edhe me anë të rrjeteve sociale.