Besa Deda, shqiptarja e suksesshme që drejton bankat në Australi

24

Shqiptarët kudo nëpër botë po tregohen çdoherë e më të suksesshëm. E tillë është edhe Besa Deda, e cila që nga viti 2008 e udhëheq bankën “St.George”.

Përveç kësaj, Deda është edhe sekretare e Shoqatës Australiane për Biznes dhe Ekonomi.

Besa Deda është përgjegjëse për formulimin e pikëpamjeve dhe parashikimeve mbi ekonominë dhe tregjet financiare.

Para se ajo të bashkohej me bankën “St. George”, ishte pjesë e bankës “Commonwealth” për më shumë se shtatë vjet para se të fillonte karrierën e saj më 1997.