Besniku, pas 18 vitesh emigrim vjen në Divjakë dhe mbjell bimë mjekësore

5

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka sjellë sot një tjetër shembull të historive të suksesit në bujqësi. Besnik Koçi, emigranti i kthyer pas 18 vitesh në Shqipëri vendosi të investojë në tokat e veta në Këmishaj, Divjakë në kultivimin e bimëve mjekësore.

Koçi tregon se, në emigrim punonte në ndërtim, kurse familja e tij në Divjakë merrej me bujqësi.

Ai shprehet se, “vendosa të kthehesha në vendin tim pas viteve në emigracion, ku në 2012 fillova me kultivimin e bimëve mjekësore, përveç atyre që kultivonte familja ime, duke shtuar bimë të tjera”.

Koçi thekson se, “falë investimeve të AZHBR-së investimi i “Biobes” u zgjerua në kapanone dhe linja pastrimi dhe sot jemi një nga kompanitë më të mëdha eksportuese organike në Shqipëri”.

Ai shton se, “Shqipëria sot ka nevojë për më shumë të rinj në fushën e bujqësisë dhe ka nevojë më shumë për të besuar në punën e tyre dhe të punojnë sipas modeleve më të mira që kemi në vendet e zhvilluara dhe në vendin tonë”.