Etriti dhe Milena janë një çift shqiptaro-serb në Mitrovicë dhe personazhet e një filmi me metrazh të shkurtër, që rrëfen historinë e dashurisë së tyre në një moment vendimtar, kur Milena ka një shans të shkojë të jetojë në Oslo të Norvegjisë.
Në filmin “Beyond our Mountains”, “Përtej maleve tona”, autorja dhe regjisorja amerikane Madeline Johnson shtjellon tensionin e dy jetëve të reja që mbartin mbi vete jo vetëm ndjenjat për njëri tjetrin, por edhe sfidat e së kaluarës dhe marrjes së një vendimi që mund t’u sakrifikojë të ardhmmen e dashurisë së tyre.