Bill Gates dhuron 10 milionë dollarë për luftën kundër koronavirusit

26

Fondacioni “Bill & Melinda Gates” ka vendosur të dhurojë 10 milionë dollarë në luftën kundër koronavirusit të ri.

Milioneri amerikan e njoftoi këtë dhurim disa ditë më parë.

Gjysma e shumës do të shkojë në Kinë, gjysma tjetër në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Afrikë.

“Shuma do të shpenzohet për të ndihmuar shpëtimtarët në vijën e parë të frontit, në Kinë dhe Afrikë, që të frenojnë përhapjen e virusit të ri”, shkruhet në një deklaratë të fondacionit.