Bimët mjekësore “Made in Albania”, rriten eksportet dhe punësimi

63

Eksporti i bimëve mjekësore është rritur me ritme të shumëfishuara vitet e fundit, duke shënuar zgjerim në totalin e eksporteve “Made in Albania” dhe punësimit.

Nga viti në vit niveli i eksporteve është rritur ndjeshëm dhe kjo përkthehet në më shumë të ardhura dhe vende pune për këtë industri. Vetëm gjatë vitit 2018 vlera e eksporteve përllogaritet në rreth 33 milionë euro.

Përfaqësues të këtij sektori, thotë se eksportet po rriten me ritme dyshifrore, pasi kërkesa botërore për bimët mjekësore është në zgjerim. Shqipëria eksporton rreth 80 lloje bimësh mjekësore dhe aromatike, të cilat shkojnë kryesisht në tregun gjerman, çek, amerikan e deri në kontinentin aziatik.

Ndërkohë që certifikimi së fundi i disa lloje bimësh mjekësore, me markën specifike tradicionale të zonës, pritet të jetë një vlerë e shtuar në rritjen e eksporteve, të ardhurave për familjet rurale dhe zgjerimin e forcave të angazhuara me punë në këtë sektor.