Eksportet e bimëve mjekësore po vijojnë trendin në rritje edhe këtë fillimviti. Sipas INSTAT, eksportet e këtij grupi arritën në 529 milionë lekë në muajin janar 2022, duke shënuar një rritje prej 34 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndër bimët “Made in Albania” më të kërkuara nga tregjet e huaja janë: molla e egër, dëllinja e zakonshme dhe e kuqe, boronica.
Zgjerimi i eksportit po vjen edhe nga rritja e kapaciteteve përpunuese. Subvencionet nga programi IPARD II janë kanalizuar në përpunim, duke shtuar kapacitetet e prodhimit dhe eksportit.