Binjakët shqiptarë në SHBA, kampion bote në karate

61

Besim dhe Bashkim Murati janë dy sportistë shqiptarë, të cilët e kanë ndërtuar karrierën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Falë punës dhe talentit, ata kanë arritur të shpallen dhe kampionë të sporteve luftarake.

Dy vëllezërit Murati kanë emigruar në SHBA rreth vitit 2002 dhe nga ajo kohë ata kanë bërë shumë për sportin dhe sportistët shqiptarë. Gjatë pandemisë, ata u kthyen në vendlindje, duke dhënë dhe kontributin e tyre. “Ne kemi familje që kanë nevojë për kujdesin tonë dhe me mundësitë tona kemi shpërndarë ndihma. Kjo nuk është e mjaftueshme, por ne do të mundohemi të kujdesemi rregullisht sepse trupin e kemi në Amerikë, por mendjen gjithmonë e kemi në Kosovë”, – shprehet Besim Murati.

Të dy vëllezërit, Besimi edhe Bashkimi janë kampion bote në karate.

Besim Murati njihet nga vendasit e tij në Gjilan e Kosovë si një djalosh që e ka dashur sportin e karatesë, por ai së fundit po tregon rezultate shumë mbresëlënëse në Nju Jork të SHBA në garën e Golfistit.

“Kur e ke flamurin e shtetit tënd në krah siç është ai Kosovës nuk ke asnjë arsye me u ndie keq, përkundrazi po më motivon çdo ditë e më shumë që të arrij rezultate dhe ta përfaqësojë edhe Kosovën në mënyrë dinjitoze”, shprehet Besim Murati