Biologë dhe botanistë gjermanë, interes për parkun Divjakë-Karavasta

3

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, gjatë fundjavës që lamë pas, shënoi një një numër të lartë turistësh vendas e të huaj.

Administrata e Zonave të Mbrojtura Fier, ndau në rrjetet sociale, momente nga vizita e turistëve në këtë park.

“Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta pati një numër të lartë vizitorësh. Midis vizitorëve të shumtë, binte në sy edhe ky grup i madh nga Gjermania. Midis tyre kishte biologë dhe botanistë të interesuar për faunën dhe florën e parkut”, theksoi ADZM Fier.

Safi i AdZM Fier ishte në krye të detyrës, duke bërë, jo vetëm shoqërimin e këtij grupi, por edhe duke asistuar vizitorët e tjerë.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një nga destinacionet më të preferuara për argëtim, qetësi dhe pushim gjatë fundjavës për qindra qytetarë që e frekuentojnë në çdo stinë.

Përveç natyrës, parku kombëtar u ofron qytetarëve edhe “shoqërinë” e specieve të rralla dhe të veçanta që ndodhen në këtë park si pelikani kaçurrel, apo edhe gjitari globalisht i kërcënuar – lundërza (Lutra lutra), çakalli, dhelpra, baldosa, dallëndyshja e detit, por edhe disa lloje të rralla pishash.