Birra në vend të paracetamolit për qetësimin e dhimbjeve të kokës

358

I keni parasysh ato ditët kur ju duket sikur koka do të shpërthejë nga momenti në moment, në çdo lëvizje ju duket sikur do të rrëzoheni apo ndjesi si këto? Gjëja e parë që të gjithë njerëzit bëjnë në momente të tilla është të kërkojnë për një qetësues.

Por shkenca ka një përgjigje befasuese për këtë problem. Zgjidhja është një gotë birrë. Po, një gotë birrë të heq të gjithë dhimbjet. Kështu shkruan “The Independent” në një artikull ku tregon se nga 18 studime nga disa universitete tregojnë se birra e çliron trupin nga dhimbjet më mirë se sa paracetamoli apo qetësues të tjerë. Kjo ndoshta për shkak të efektit që alkooli ka në trurin e njeriut, duke ndikuar në qelizat që çlirojnë endrofinë. Ndoshta duhet ta provoni vetë për të hequr dyshimet.

Burimi: Opinion.al