Biznesi i përgjigjet thirrjes “Adopto një konvikt”, i hapet rrugë ndërtimit të Kampusit në QS

140

Bizneset i janë përgjigjur thirrjes së qeverisë dhe Bashkisë për të dhënë një dorë në rikonstruksionin e godinave të konvikteve në “Qytetin Studenti”.

Falë nismës “Adopto një konvikt”, deri në verë do të përfundojë ndërhyrja në të gjitha hapësirat e përbashkëta, për t’i hapur rrugë më pas edhe ndërhyrjes në çdo dhomë.

Ndërhyrja e radhës do të jetë lirimi i territoreve nga 148 zaptime në ‘Qytetin Studenti’, për t’i hapur rrugë fillimit të projektit për “Kampusin e ri Universitar”.