Biznesmeni paguan shkollën e fëmijëve të punëtorëve

125

“Nuk dua të vdes me para në bankë. Dua të ndihmoj ata që kam pranë”.

Është gati 80 vjeç Vinicio Bulla, një biznesmen nga Caltrano, një provincë në Itali me 2500 banorë në Altopiano di Asiago. Ai zotëron kompaninë “Rivit Spa” që prodhon çelik special, i cili përdoret në platforma nafte në të gjithë botën.

Ka rreth 150 punëtorë në kompani, të cilëve u ka ofruar mbështetje për shkollimin e fëmijëve. Me një vendim të tij, pasuria është ngrirë në bankë.

Ai dhuron 3 mijë euro për adoptimin e një fëmije nga punëtorët e tij, ndërsa paguan 6600 euro në vit për shkollimin e çdo fëmije të punëtorëve të tij qofshin në çerdhe, kopsht apo universitet.