Bjeshka e Hinoskës në Dibër, një rrugëtim i pasur me peizazhe të larmishme

11

Bjeshka e Hinoskës, e pozicionuar rrëzë malit të Velivarit (2369 m), vetëm 1 orë larg qytetit të Peshkopisë, cilësohet nga turistët e aventurës si një nga destinacionet më unike e tërheqëse.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro shprehet se ky destinacion të ofron mundësi për ta eksploruar nëpërmjet shtigjeve.

Një rrugëtim i pasur me peizazhe të larmishme, gjatë së cilit turistët dhe vizitorët mund të shohin luginën e Drinit të Zi dhe malet e Lurës.

Shtegu turistik që kalon në fshatin Melan, në fshatin Ilnicë dhe në bjeshkën e Hinoskës ofron një larmi të peizazheve natyrore, nga ku mund të shihet edhe vargmalit i Korabit në njërën anë, dhe lugina e Radikës dhe maleve të parkut të Mavrovës në anën tjetër.

Biodiversiteti i larmishëm, burimet ujore, kullotat alpine dhe qetësia shpirtërore që të përcjell ky vend e bën atë një nga destinacionet më të preferuara gjatë stinës së verës dhe jo vetëm.

Zona e Dibrës është shumë e pasur me bimë mjekësore dhe aromatike, ku numërohen rreth 80 lloje të ndryshme që nga sherbela, aguliçe, murrizi, dëllinja e kuqe, trëndafili i egër, bishtkali, trëndafili i egër, hithra, deri te molla e egër.

E tillë është edhe bjeshka e Hinoskës, e cila ka shumëllojshmëri bimësh mjekësore që janë shndërruar tashmë në një burim të rëndësishëm ekonomik për familjet e këtyre zonave.

/ata.gov.al