Bjeshkët e Namuna dhe malet e Sharrit në destinacionet e rekomanduara për evropianët

72

Europa ka një sërë destinacionesh që ofrojnë vende e kultura të ndryshme. Disa prej tyre janë lehtësisht të aksesueshme e të tjera më të vështira.

Mes tyre shkruan Euronews janë dhe Bjeshkët e Namuna dhe malet e Sharrit.

Si pjesa më e lartë e të gjithë Alpeve Dinarike, i cili bën zig-zag nëpër gadishullin e Ballkanit Perëndimor, “”Bjeshkët e Nemuna” ofrojnë maja të thepisura për ski si Maja e Rosit ose Maja Jezerca me pamje që të lë pa frymë të veriut të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Euronews sugjeron Thethin dhe Valbonën ku mund të qëndroni në bujtinat e dimrit dhe familjet pritëse dhe pse nuk ofron mundësi për ski, “por ju ngroheni me rakinë e shtëpisë- një pije alkoolike tradicionale”.

Edhe Malet e Sharrit janë një destinacion që sugjerohen nga media prestigjioze, që janë në kufi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në to ka më shumë vendpushime ku mund të bëhet dhe ski, ndërkohë që përmendet Brezovica dhe Prevalla në Kosovë dhe Popova Sapka në Maqedoninë e Veriut.