“Blick” i Zvicrës shkruan shqip

281

Një risi e bujshme ka lindur në shtypin zviceran, në gazetën më të madhe sportive të Konfederatës. “Blick” ka nisur që prej kësaj të hëne të shkruajë tashmë edhe në shqip.

Edicioni special do të vazhdojë përgjatë gjithë javës, periudhë në të cilën përfshihet edhe dita e shtunë, kur Shqipëria debuton në Euro 2016 pikërisht përballë Zvicrës.

Vendimi lidhet me numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë në Zvicër, ku bëhet fjalë për 250 mijë persona. 70% e tyre janë nga Kosova, 25% shqiptarë të Maqedonisë dhe pjesa e mbetur nga Shqipëria, apo bashkëkombas nga nga Lugina e Preshevës dhe troje të tjera që ndodhen në Serbi.

Po ashtu, tabloidi zviceran ka kuptuar se me mijëra vizitorë në portalin e saj çdo ditë, interesohen më së shumti për të rejat e fundit nga ekipi shqiptar i trajnerit De Biasi, më shumë sesa për çfarë ka ndodhur me grumbullimin e teknikut Petkovic.

Burimi: Top Channel