“Blloku Cube”, një tjetër pikë referimi në Tiranë

381

I vendosur në zemër të Tiranës, në të njëjtën lagje ku ndodhet rezidenca e ish-liderit të Partisë Komuniste së Shqipërisë, Enver Hoxha, “Blloku Cube” është qendra e re multifunksionale e realizuar nga studioja arkitekturore italiane “Stefano Boeri Architetti”, që është duke u ndërtuar.

Godina ndodhet pikërisht në kryqëzimin mes rrugës “Pjeter Bogdani” dhe “Vaso Pasha”, në zemër të “Bllokut”, një prej lagjeve më prestigjoze të Tiranës, që nga epoka e kaluar komuniste, është shndërruar nga një zonë ushtarake me akses të limituar në qendrën nevralgjike të jetës së qytetit, falë shtimit të godinave, dyqaneve, bareve dhe restoranteve përgjatë blloqeve karakterisitike dhe të rregullta.

Në këto dy rrugë do të pozicionohen hyrjet kryesore të godinës që do shërbejë si qendër tregtare dhe për zyra.