Blogerët italianë promovojnë Shqipërinë turistike

6

Dy blogerë nga Italia promovojnë Shqipërinë turistike.

Vetëm në më pak se një minutë, dy aventurierë nga Italia, zbulojnë perlat natyrore të Shqipërisë. Kaq mjafton për t’u parë nga mijëra ndjekës së tyre në Instagram dhe për të marrë një ngacmim që të vijnë për t’i prekur vetë nga afër.

“Due Zaini in Viaggio” më këtë emër në Instagram, dy blogerët Noemi Santuçi dhe Lorenzo Çenaki, zbulojnë dhe sugjerojnë për të vizituar me patjetër 8 destinacione.

E nisin me Thethin, me Alpet e bukura dhe ujvarën e njohur. Për të kaluar jo shumë larg, por në Shkodër, në syrin e Sheganit. Një mrekulli natyrore!

Destinacioni i tretë është Tirana, me bunkerët e saj e të njohur që rrëfejnë historinë e diktaturës në Shqipëri për të gjithë të huajt.  Pas Tiranës, radhën e ka Riviera e Jugut, konkretisht me plazhin e Porto Palermos, me ujërat e kristaltë dhe me kalanë e bukur të Porto Palermos.

Pas Porto Palermos, dy udhëtarët zgjedhin të shkojnë në Sarandë dhe të sugjerojnë nga aty ‘Syrin e Kaltër’, një monument i natyrës.  Por nuk mund të largohesh dot nga Shqipëria pa parë qytetin muze të Unesco-s, Gjirokastrën, me shtëpitë karakteristike unikale.

Radhën e ka Përmeti, me banjat termale, dhe në fund sugjerimi mbyllet me Ksamilin që është konsideruar si një “Maldive e Ballkanit”.

E në fund, kjo video e shkurtër, por që përmbledh destinacionet kryesore të Shqipërisë, mbyllet me një pyetje ndaj 72 mijë ndjekësve: Ju kë do të vizitoni?

/ata.gov.al