Boks, 21 vjeçar shqiptar shpallet kampion bote

51

Boksieri 21 vjeçar shqiptar Jurgen Uldedaj është shpallur kampion bote në kategorinë “Junior WBC”.

21-vjeçari Uldedaj mposhti me pikë polakun, Krzysztof Twardowski, duke triumfuar me pikë 97-93.

Një fitore historike kjo për Uldedaj, që bëhet boksieri i parë shqiptar që fiton këtë titull. Ky triumf vjen vetëm një vit pas fitimit të titullit të kampionit të Botës, WBO. Kjo është fitorja e 11-të e Uldedaj në 11 ndeshje, duke ruajtur kështu pathyeshmërinë në ring.