Boksieri shqiptar shpallet kampion Evrope në WBU

172

Armand Çullhaj boksieri 28-vjeçar nga Tirana që jeton prej vitesh në Gjermani, u shpall kampion Evrope në federatën WBU.

Boksieri shqiptar, mposhti kundërshtarin e tij, çekun Ondrej Budera, në sfidën e peshave super të mesme.

Ndeshja zgjati 12 raunde dhe u dominua nga boksieri kuqezi gjatë gjithë kohës. Çullhaj arrin kështu të rrëmbejë titullin kampion Evrope në federatën WBU, duke mos i zhgënjyer të pranishmit e shumtë shqiptarë që e mbështetën fuqishëm në duelin e zhvilluar mbrëmjen e së dielës në qytetin e Mynihut.