Boksierja kosovare shkruan historinë, fiton medalje në botëror

15

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, i cili u mbajt në Stamboll të Turqisë.

Ajo garoi në kategorinë deri në 60 kilogramë. Me këtë medalje të fituar, u regjistrua edhe suksesi më i madh në boks i Kosovës.

Donjeta Sadikut iu dorëzua medalja e bronztë të premten, bashkë me një shpërblim prej 25 mijë dollarëve nga organizatori i garës.